Etiketim/bërje tag

1. Opsion i përdoruesit të cilin e krijoi rrjeti Facebook para disa vitesh dhe që atëherë shumë rrjete tjera sociale e integruan në platformat e tyre. Përfshin etiketim në cilindo lloj të postimit, që realizohet përmes lidhjes së emrit të mikut dhe postimit. Përdoruesi i cili është i etiketuar (i bërë tag) njoftohet rregullisht për atë se është përmendur në publikim tjetër. Nëse parametrat e privatësisë së përdoruesit të etiketuar janë vendosur në opsionin publik, postimi do të paraqitet në profilin e tij dhe mund ta shohin edhe miqtë e tij. Mund të paraqitet automatikisht në kohë reale ose pas aprovimit të tyre, varësisht nga ajo se si përdoruesi i rrjetit social i ka konfiguruar parametrat e etiketimit.

2. Të vihet në pah ose të theksohet diçka ose dikush (në kuptimin negativ).

Maqedonisht

Означување

Anglisht

Таgging