Emoxhi
Piktografë dhe ideografë elektronikë që përdoren në faqet e internetit dhe mediat sociale. Për dallim nga emotikonat, emoxhitë janë vizatime dhe jo rrëfime tekstuale. Shënojnë shprehje të fytyrës, profesione, aktivitete, kafshë, ushqim, institucione publike, automjete, veshje, shenja të trafikut, flamuj. Përveç domethënies denotative, dinë të kenë edhe domethënie konotative (emoxhi qarës simbolizon qeshje, patëllxhani i zi penisin, pjeshka prapanicën).