Ekzotizëm
1. Theksimi i tipareve ekzotike të objekteve dhe dukurive nga vendet e largëta në jetën e përditshme dhe në krijimtarinë artistike.
2. Fjalë e huazuar nga gjuhë e huaj dhe me përbërje specifike vokale; shënon objekte dhe dukuri nga sfera të ndryshme të jetesës, jotipike për mjedisin, që i merr në komunikimin gjuhësor: sake, gnu, iglo, vigvam, atol, fjord, kanu, benio, fes, valcer, korridë, harakiri, gejshë, kibu etj.