Edukimi mediatik
Aftësi për qasje, analizë, vlerësim dhe krijim të përmbajtjes mediatike dhe për pjesëmarrje në fushën publike, duke i përdorur mediat në kontekste të ndryshme. Edukimi mediatik synon t’i ndihmojë qytetarët të njohin se në cilën mënyrë media ndikon ndajperceptimeve dhe bindjeve tëtyre, e formëson kulturën popullarizuese dhe ndikojnë ndajpërzgjedhjes personale, por gjithashtu t’i orientojë drejt të menduarit kritik dhe zgjidhjes kreative të problemeve, duke i aftësuar të jenë përdorues të kujdesshëm dhe krijuestë informacionit.
Edukimi mediatik u bë i rëndësishëm në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar me rritjen e masmedias. Në vitin 1972, si rezultat i njohurive shkencore për lidhjen e madhe midis dhunës së televizionit dhe sjelljes asociale, edukimi mediatik si politikë arsimore u bë shumë e rëndësishëm. Që atëherë, koncepti, përveç në ShBA, është përhapur edhe në Kanada, Evropë dhe Australi. Në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, UNESCO mbështeti idenë e edukimit mediatik dhe në vitin 1976 zhvilloi një model për edukimin mediatik. Me rëndësi të veçantë është miratimi i Deklaratës për Edukim Mediatik në vitin 1982 (e firmosur nga 19 vende), përmbajtja e së cilës kishte ndikim vendimtar për hyrjen dhe zhvillimin e edukimit mediatik në sistemin arsimor në shumë vende.
Në vitin 2011, kryesisht si rezultat i zhvillimit dinamik dhe të përshpejtuar të teknologjive të komunikimit dhe mjedisit mediatik, UNESCO e plotëson konceptin e edukimit mediatik me “edukimin mbi informacionin” (ang. media and information literacy). shih. edukimi mediatik dhe informativ.
Një nga përkufizimet më të njohura të edukimit mediatik është ai që doli nga Konferenca e edukimit mediatik, e organizuar nga Instituti Aspen në Uashington në vitin 1992, ku, sipas teoricienëve, “lindi” koncepti i edukimit mediatik, si një degë e re e shkencave shoqërore. Sipas përkufizimit, “edukimi mediatik është aftësia për qasje, analizë, vlerësim dhe komunikim të informacioneve në të gjitha format e tij”
Direktiva për Shërbimet Mediatike Audiovizuale (2007) konsiderohet si dokument kryesor i BE-së për edukimin mediatik, në të cilin përkufizohet në mënyrë eksplicite si “shkathtësi, njohuri dhe të kuptuarit, që u mundësojnë konsumatorëve të përdorin median në mënyrë efikase dhe të sigurt” dhe qytetarët me edukim mediatik si individë që janë në gjendje të “bëjnë zgjedhjenmbi bazën e informacioneve, të kuptojnë natyrën e përmbajtjes dhe shërbimeve dhe ta shfrytëzojnë tërë gamën e plotë të mundësive të ofruara nga teknologjitë e reja të komunikimit.” Menjëherë më pas vijon Njoftimi – Qasja Evropiane Ndaj Eedukimit Mmediatik në mjedisin digjital, me një trajtim të detajuar të të gjitha aspekteve të tij.
Grupi i ekspertëve për edukim mediatik, i formuar nga Komisioni Evropian e përkufizon edukimin mediatik si një grup aftësish teknike, njohëse, sociale, qytetare dhe kreative që i mundësojnë qytetarit qasje në të, të kuptuarit kritik për median dhe shfrytëzimin e tyre. Këto kapacitete i mundësojnë qytetarit të marrë pjesë në aspektet ekonomike, sociale dhe kulturore të shoqërisë, si dhe të marrë pjesë aktive në proceset demokratike.