Edukimi mediatik dhe informativ

Nocion i krijuar dhe i promovuar nga UNESKO–ja në vitin 2011, që shënon kornizë konceptuese si “kombinim i njohurive, qëndrimeve, shkathtësive dhe praktikave të nevojshme për qasje, analizë, vlerësim, përdorim, prodhim dhe komunikim të informacioneve dhe njohurive në mënyrë kreative, ligjore etike që i respekton të drejtat e njeriut.”. Sipas kësaj qasjeje, edukimi mediatik dhe informativështë ombrellë për të gjitha edukimet tjera: edukimi për lajme, edukimi kompjuterik, edukimi filmik, edukimi për bibliotekë etj. Në esencën e edukimit mediatik dhe informativnevojitet që qytetarët të fitojnë njohuritë e nevojshme për funksionet e mediave dhe sistemet e informacionit në shoqëritë demokratike, nën të cilat kushte mund të realizohen këto funksione dhe si qytetarët mund ta vlerësojnë cilësinë e përmbajtjeve, që i marrin. Edukimi mediatik dhe informativjanë aftësi dhe shkathtësi kryesore për qytetarët në shekullin XXI me kompetencë të ndërtuar për t’i përdorur në mënyrë efikase sistemet mediatike dhe të informacionit, të zhvillojnë shkathtësi për të menduarit kritik dhe shkathtësitë për mësim të përjetshëm, me qëllim për t’u socializuar më mirë dhe të jenë qytetarë aktivë.

Anglisht

Media and Information Literacy/MIL