Tuiter
Media sociale dhe shërbim për rrjetëzim dhe krijim të mikroblogjeve. E themeluar në vitin 2006 është në pronësi të kësaj kompanie amerikane. Përdoruesit e regjistruar mund të publikojnë përmbajtje të tyre dhe të shpërndajnë përmbajtje të huaja, ndërsa përdoruesit e paregjistruar mund vetëm t’i lexojnë publikimet e huaja. Emrat e përdoruesve jo gjithmonë përbëhen nga emri dhe mbiemri i përdoruesit.