Të dhëna personale
Çdo informacion i cili ka të bëjë me person të identifikuar fizik ose person i cili mund të identifikohet, identiteti i të cilit mund të përcaktohet drejtpërdrejt ose tërthorazi. Identifikimi mund të bëhet në bazë të numrit të amzës së qytetarit ose në bazë të një ose më shumë tipareve specifike për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor ose social. Të dhënat personale janë: emri dhe mbiemri, adresa, datëlindja, numri unik i amzës i qytetarit, numri i letërnjoftimit, fotografia në dokumentin e identifikimit, numri i telefonit, adresa e emailit, por edhe të dhënat nga legjitimacioni shëndetësor ose të dhënat nga vërtetimi i personit të siguruar.