Tabloid, shtyp i verdhë
Gazetë ose portal që shpesh përmban shkrime të bazuara në thashetheme, detaje nga jeta private e personaliteteve publike, spektakle, lajme joserioze dhe të pakontrolluara, të shkruara me më pak tekst, e me më shumë fotografi, kryesisht sulmuese dhe sensacionale. “Shtypi i verdhë” i përfshin mediat që në garën për lexuesit, publikojnë lajme sipërfaqësore dhe përdorin truqe të marketingut si banerë ndriçues, më shumë ilustrime dhe në përgjithësi grafikë.