Trup rregullator
Trup rregullator, i cili zakonisht është me karakter publik që ka për qëllim ta ndjekë punën e mediave, të japë udhëzime, vërejtje dhe dënime kundërvajtëse kur nuk respektohen dispozitat ligjore ose standardet për punë në fushën mediatike dhe radiodifuzive. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) si trup rregullator i mëvetësishëm dhe i pavarur jofitimprurës me status të personit juridik me autorizime publike. Puna e saj është e rregulluar me ligj.
Maqedonisht
Регулаторно тело
Anglisht
regulatory agency
Për më shumë shih:
Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuale , e disponueshme në: Kompetencat e Agjencisë – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (avmu.mk)