Tok-shou
Programi televiziv ose i radios në të cilin drejtuesit me të ftuarit, e ndonjëherë me shikuesit ose me dëgjuesit, bisedojnë për një ose më shumë tema të cilat zakonisht i cakton drejtuesi i emisionit të tillë, por mund t’i propozojë edhe publiku. Tok-shou në vetvete i bashkon gazetarinë dhe performimin në skenë. Në rastet e caktuara termi “tok-shou” nënkupton çfarëdo bisede në televizion ose radio.