TikTok
Media sociale me popullaritet të madh në mesin e brezit të rinj, e themeluar në vitin 2016 dhe është në pronësi të kompanisë kineze Bajtdens. Media u jep mundësi përdoruesve të krijojnë video në kohëzgjatje nga 15 sekonda deri në 10 minuta. Megjithëse media kryesisht asocohet me video të shkurta të përditshme, në media shpesh shpërndahen edhe përmbajtje politike dhe shoqërore.