Thashetheme

Informacione të pavërtetuara nga të panjohur ose nga burime të shumta pa legjitimet profesional, me besueshmëri të pasigurt; përhapen shpejt me tendencë për të kaluar në përmbajtje sezacionaliste ose skandaloze në media. Karakterizohen me vlerë të ulët gazetareske, estetike dhe etike; shpesh u referohen temave (krah. të buta) të lehta nga përditshmëria ose aktivitetet e personaliteteve të njohura ose organizatat. Mund ta cenojnë lehtë reputacionin e shtëpive të njohura mediatike ose e gazetarëve. Me qëllim të rritjes së popullaritetit dhe dukshmërisë në mediat, gjithnjë e më shpesh janë pjesë e rubrikave zbavitëse të një numri të madh mediash dhe janë përmbajtje themelore e të a.q. gazetari e verdhë ose tabloide (krah. gazetari e verdhë).

Maqedonisht

Озборување

Anglisht

rumors