Terrorizmi informativ
Veprim terrorist mbi një sistem informativ. Ekzistojnë dy metoda të përgjithshme me të cilat një terrorist mund të kryejë terrorizëm informativ: (1) kur objektivi është teknologjia TI ose (2) kur TI është mjeti i operimit. Metoda e parë synon sistem informacioni për sabotim, qoftë elektronik ose fizik, ndërkaq duke shkatërruar sistemin informativ dhe infrastrukturën informative (përkatësisht energjinë, komunikimet, etj.) që varen prej tij. Në rastin e dytë, ai manipulon dhe përdor sistemin informativ, duke e ndryshuar ose detyruar sistemin të kryejë funksione për të cilat nuk ka qenë i dedikuar (për shembull, ndërprerja e kontrollit të trafikut ajror). Një dilemë e vazhdueshme në luftën kundër terrorizmit në një shoqëri demokratike është gjetja e baraspeshës sëduhur midis lirive qytetaredhe sigurisë qytetare. Në lidhje me TI-në, shqyrtohen çështjet specifike që lidhen me këtë fushë.