Terrorizmi i informacionit

Veprimi i subjekteve jashtëinstitucionalë, të cilat përdorin aktivitete informative që janë planifikuar, janë asimetrike dhe u ngjasojnë veprimeve ushtarake për ta përmbushur qëllimin e tyre, të shkaktojnë akte masive të terrorit dhe/ose ndikojnë ndaj sigurisë dhe ta pengojnë atë dhe/ose mirëqenien e një ose më shumë vendeve. Veprimet e tilla bëhen me qëllim të ndikimit përkatës ose të mundësohet ndryshim i caktuar në perceptimet e publikut të synuar në mënyrë të planifikuar; të promovohet filozofi e caktuar propaganduese, që të shkaktohet frikë dhe ndryshim në mënyrën e jetesës të publikut; të fitojnë ndonjë përparësi, në mënyrë efikase, efektive dhe ta përmbushin dedikimin/qëllimin e tyre; dhe të mbrohen nga aktivitetet e aleatëve, konkurrentëve dhe kundërshtarëve. Asimetria në veprim, përkatësisht shfrytëzimin e përparësive të grupit më të vogël ose më të dobët në lidhje me anën më të madhe ose më të fortë, është ajo që u jep përparësi terroristëve (Shvartau, 2011:4) dhe në atë drejtim kombinimi i metodave asimetrike të terrorizmit dhe luftës së informacionit në kombinim me formën e kombinuar hibride të kërcënimit luftarak asimetrik përbën terrorizëm informativ.

Anglisht

information terrorism