Telegram
Mesinxher, ndër-platformë që lejon shkëmbimin e mesazheve me tekst, zë dhe video, si dhe stikerë, fotografi dhe skedarë/skeda në formate të ndryshme dhe gjithashtu mundëson thirrje audio dhe video, lidhje konferencash dhe transmetime të drejtpërdrejta, me ç’rast mund të ruhet një numër i pakufizuar i skedarëve, për të drejtuar kanale (mikroblogje), për të krijuar dhe përdorur bote.
Në Telegram mund të shkruhen biseda sekrete, të lidhura me pajisjen konkrete të përdoruesit, që do të thotë se ato nuk ruhen në serverët e mesinxherit dhe sipas dëshirës së përdoruesit, zhduken pas një kohe të caktuar. Te çdo fotografi ose video në këto biseda mund të vendoset një kohëmatës – kur do të skadojë, ato do të vetëshkatërrohen. Mund të bëni skrinshot, por atëherë mesinxheri do ta njoftojë bashkëbiseduesin për këtë.
Në vend të grupeve të zakonshme, në Telegram ekzistojnë kanale. Specifikimi i tyre kryesor është mungesa e plotë e algoritmeve. Në përputhje me qasjen në Telegram, përdoruesit kontrollojnë mediat e tyre, që do të thotë se të gjitha mesazhet publikohen në kanal sipas rendit kronologjik. Në mesinxher nuk ekziston as funksioni discover i cili është i popullarizuar te aplikacionet moderne. Sendet interesante të kanaleve mund të shihen ose përmes mesazheve personale nga miqtë dhe kanalet e tjera ose nga burime të jashtme. Kanalet mund të drejtohen si publikisht ashtu edhe në mënyrë anonime, në publikimet mund të përfshihet edhe mundësia për komente, dhe përveç kanalit mund të bashkëngjitet edhe një bisedë publike.