Tekst i mbyllur
Nocion i krijuar nga Umberto Eko, si tekst me një domethënie ose me numër të kufizuar të interpretimeve. Tekste të mbyllura zakonisht janë tregimet e detektivit, romanet kriminalistike, tekstet propaganduese, tekstet me tezë. Teksti i mbyllur i drejtohet lexuesit si pranues pasiv i porosisë, pa i lënë mundësi (lexuesit) për interpretim të tij të ndryshëm.