Teknologji komunikimi
Teknologjitë e komunikimit janë mjete për mbështetje të procesit të komunikimit. Në të kaluarën, mjetet që kanë qenë mbështetje të komunikimeve kanë qenë shtypshkronjat, librat, gazetat dhe revistat, telegrafi, fotografia, teknologjitë për krijimin e ilustrimeve, makina e shkrimit, telefoni, filmi, radio, televizioni, të cilat kontribuan për ndryshimin e natyrës së informimit, përfaqësimit, promovimit dhe bindjes. Për ndryshimet kanë kontribuar dukshëm teknologjitë më të fundit kompjuterike dhe telekomunikuese, kështu që në ditët e sotme më së shumti përdoren pajisjet kompjuterike, dhe informacionet barten në mënyrë elektronike përmes mjeteve të ndryshme.
Teknologjitë e reja të komunikimit kanë kontribuar në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të marrëdhënieve me publikun, e rritën sasinë e informacioneve që kumtohen, e rritën numrin e mjeteve përmes të cilave komunikohet, e rritën vëllimin e resurseve që shfrytëzohen. Gjithashtu, teknologjitë e reja të komunikimit mundësuan bashkëveprim, krijim të dialogut, fshirje të barrierave rreth organizatave dhe përfitime të tjera për komunikim më të lehtë.