Subkultura
Lëvizja që veçohet nga kultura e shumicës, kryesore ose “meinstrim”. Lëvizja kulturore e komuniteteve të caktuara më të mbyllura ose më të kufizuara për nga numri, anëtarët e të cilave ndajnë qëndrime, pikëpamje, mënyrë të veshjes dhe jetesës, gjuhë zhargonike, vlera artistike. Subkultura paraqitet si një lëvizje kundërshtuese, ose së paku alternative, lëvizje ndaj pjesës së mbetur të shoqërisë.

