Saktësi dhe vërtetësi
Standarde thelbësore të profesionit gazetaresk dhe pikërisht prej tyre varet nëse një media është e besueshme ose jo. Informacionet që transmetohen përmes mediave duhet të jenë të sakta dhe përkatëse me realitetin. Shpejtësia nuk guxon të jetë më e rëndësishme se saktësia dhe çdo element i lajmit (raportit, kronikës) doemos duhet të jenë të saktë: ngjarjet, datat, vendet, citatet etj. Gazetarët nuk janë vetëm grumbullues të lajmeve, por prej tyre pritet të hulumtojnë duke raportuar për atë çfarë është duke ndodhur. Parimi më i lartë etik është që gazetarët ta respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.