Stereotip
Është konkluzion rigid përkatësisht një sërë besimesh pozitive ose negative që i ka një individ lidhur me karakteristikat e një grupi njerëzisht. Njëra prej funksioneve është t’i ruajë kufijtë – të përkufizojë “kush bën pjesë” dhe “kush është jashtë”. Kufijtë ndërmjet grupeve sociale nuk vërehen lehtë në realitet, ndërsa stereotipizimi i ruan, madje edhe i krijon dallimet atje ku ekziston ngjashmëri.
Megjithëse prezantimet në mediat duhet të jenë objektive dhe të balancuara, analizat e përmbajtjeve mediatike tregojnë prani të stereotipizimit. Shpesh hasen gjatë portretizimit të identiteteve etnike, racave, gjinive, orientimeve të ndryshme seksuale dhe personave me nevoja të veçanta.
Ato shpesh prezantohen si dukuri negative, sepse:
- paraqesin reduktim të spektrit të gjerë të karakteristikave të cilat njerëzit/grupi i posedojnë/posedonin deri te kategorizimet e thjeshta;
- paraqesin supozime për grupe të caktuara dhe ato i shfaqin si pasqyrë reale për grupet;
- shpesh përdoren për ta arsyetuar pozitën e atyre që kanë pozitë të “fuqisë”.
- mbijetesa e paragjykimeve sociale dhe e pabarazive.
- Grupet që janë objekt i stereotipizimit shpesh as që konsultohen lidhur me mënyrat se si prezantohen.