Spin

Prezantimi i lajmeve ose ideve sipas një këndvështrimi të caktuar (zakonisht politik). Është një taktikë e menaxhimit të lajmeve – zakonisht nga institucionet qeveritare ose pozicione të rëndësishme në shoqëri që duan t’i formësojnë lajmet në favor të tyre, ose t’i kontrollojnë ngjarjet për të fituar publicitet pozitiv. Zakonisht përdoret taktikë e mbitheksimit të gjërave të mira, lënien pasdore të gjërave të këqija dhe kur duhet të publikohet lajmi i keq, zakonisht bëhet në një kohë kur ka shumë ngjarje të tjera të njohura në media, për të mos u vënë re lajmet e këqija. Rreziku i përdorimit të kësaj taktike është se kompanitë dhe organizatat që përdorin spin mund të ekspozohen publikisht, të shihen me cinizëm dhe të ketë rënie të besimit ndaj atyre që i menaxhojnë lajmet.

Maqedonisht

Спин

Anglisht

spin