Spin-doktor

Këshilltar mediatik profesional ose konsulent politik i cili përdor strategji për të parandaluar ose kontrolluar publicitet të keq dhe për ta përmirësuar reputacionin e klientit të tij (personalitet publik, kompani, organizatë). Spin-doktorët përdorin teknika të ndryshme për komunikim me mediat, ndërsa ndër më të përdorurat janë: përzgjedhja e fakteve, citate të përzgjedhura, metoda e refuzimit me mosrefuzim, parafrazimi për të marrë të vërtetë më të mirë , metoda e largimit së vëmendjes, veçanërisht kur duhet të “varroset” një informacion i caktuar duke publikuar informacione tjera në kohë të planifikuar. Spinimi në fakt i përdor teknikat e “propagandës gri”, të cilat përdoren në politikë dhe në marrëdhëniet me publikun.

Maqedonisht

Спин-доктор

Anglisht

spin doctor