Sleng
E folme e cila përmban fjalë dhe shprehje të caktuara joformale të një grupi i lidhur shoqërisht, zakonisht në mjedis urban (megjithëse kohët e fundit me paraqitjen e internetit kjo tashmë tejkalohet), karakteristike për subkulturën. Përfshin fjalë nga të gjitha fushat, për dallim nga zhargoni i cili përfshin fjalë nga një fushëe caktuar tematike.
Me përdorimin e slengut bëhet zëvendësimi i fjalëve standarde ekzistuese ose riformimi i tyre me qëllim të ekspresivitetit dhe kreativitetit më të madh, si dhe lojë e fjalëve. Me zhvillimin e teknologjive dhe me paraqitjen e internetit dhe rrjeteve sociale, slengu e zgjeroi fushën e tij të përdorimit dhe nuk ka të bëjë me një grup të kufizuar të folësve, siç ishte më parë, e as që është vetëm në formën e folur. Zakonisht slengizmat nuk hyjnë në fjalitë e gjuhëve standarde. Në planin bashkëkohor, slengu merret nga mediat dhe nga rrjetet sociale.
Slengu përmban edhe fjalë nga gjuha standarde shqipe me kuptim të riformuar, si p.sh., u çmend ‘ndien një gëzim të madh ose një kënaqësi të jashtëzakonshme’, mbyt ‘kur e stërngarkon me detyra apo angazhime, apo me gjëra tjera; kur bëhesh goxha i mërzitshëm. Me paraqitjen e internetit, përdoren hovshëm slengizma me origjinë amerikane, nga të cilat disa përshtaten në sistemin gjuhësor të shqipes, duke i shtuar shtojcë tjetër.
Të tilla si: bëje ad ‘të shtosh mik në Facebook’, bëje delit ose si formë urdhërore delite‘ për të fshirë dikë (nga rrjeti social)”, bëje llajk‘ të pëlqesh dikë’, bëje tag‘ të etiketosh dikë në rrjetin social’, bëje follou‘ të ndjekësh dikë në rrjet social’ etj.