Sitkom, Komedia e situatës
Program i radios ose televiziv, në të cilin ka figura të përhershme dhe vend për zhvillimin e veprimit. Sitkomi paraqitet në SHBA në vitet e njëzeta të shekullit të kaluar, e në vitet e shtatëdhjeta bëhet zhanër i veçantë televiziv. Sot është më i shpeshtë te serialet televizive. Për sitkomet televizive është karakteristik formati kohor i cili zakonisht lëviz në kohëzgjatje prej 20 deri në 30 minuta.