Sisteme mediatike
Lidhshmëri e mediave gjatë funksionimit të tyre në grupe dhe përbërje më të mëdha. Sistemet mediatike mund të jenë të lidhura në nivel teknologjik me ç’rast mund të veçohen sisteme mediatike elektronike, sisteme digjitale ose sisteme të mediave online, sisteme të mediave të shtypit etj. Sistemet mediatike mund të lidhen edhe në nivel tipologjik, me ç’rast mund të dallohen sisteme të centralizuara mediatike, të decentralizuara ose sisteme mediatike shpërndarëse, sisteme mediatike me orientim tregtar, sisteme tradicionale ose liberale etj.