Sinonim
Në leksikologji, fjalë e ndryshme për nga forma, që i përket grupit të njëjtë të fjalëve dhe ka kuptimin e njëjtë me tjetër fjalë. Paraqitja e sinonimisë ndërmjet fjalëve mund të bëhet në mënyra të ndryshme, si p.sh., përmes formës ekspresive (shprehëse), dialektore, krahinore, arkaike, leksikut të ri, të huaj që ka lidhje sinonime me fjalë tjera: anije –galerë –korab; dhomë-sobë-odë, fqinj-komshi, gjel-kokosh, dritare-penxhere, gjuhësi-linguistikë, kohë-vakt, ndikim-influencë, zotohem- angazhohem, dritare-penxhere etj. Sinonimet mund të jenë të plota, kur përputhen në të gjitha kuptimet, dhe të pjesshme, kur përputhen në disa prej kuptimeve. Kemi sinonime me kuptim të afërt: shikoj-vërej, i mirë- i mrekullueshëm, çuditem-habitem, sinonim me kuptim të njëjtë: hap-çel, ngre-çoj, kokë-krye, rrugë-udhë. Kemi edhe sinonime stilistike. Por ekziston edhe sinonimi sintaksore. kur përmes formave të ndryshme në nivel të fjalisë mund të bëhet zëvendësimi i tyre pa e ndryshuar kuptimin, p.sh., Nuk mund të shkruaj vazhdimisht sepse jam shumë i zënë me aktivitete tjera – Jam shumë i zënë me aktivitete tjera, kështu që nuk mund të vazhdoj të shkruaj. Nëse bini dakord, do të nënshkruani marrëveshje. Të rënët dakord është kusht për nënshkrimin e marrëveshjes – Dakordimiësia – kusht për nënshkrimin e marrëveshjes.