Simbol
1. Në përgjithësi, një nocion, objekt, ngjyrë ose send tjetër material që paraqet diçka tjetër, si flamuri ose stema që përfaqësojnë një vend. Gjithçka në natyrë ose në shoqëri mund të jetë simbol për diçka tjetër, por simbolet shpesh motivohen nga kultura që i krijon (ujkonja si simbol i lakmisë ose korbi si simbol i vdekjes). Gjuha e njeriut ka natyrë simbolike sepse përdoren shenja (shkronja, fjalë, shprehje) për të kumtuar njëfarë kuptimi.
2. Në art dhe në fushat shpirtërore (p.sh., religjioni), simboli është shenjë, përmbajtja e së cilës përbëhet nga më shumë kuptime kognitive, shënjues i ndërlikuar. shënjimi i të cilit nuk mund të sqarohet ose të përkufizohet deri në fund.