Sfera publike
Hapësirë publike për informim, komunikim dhe diskutim të hapur, me qëllim të ndikimit mbi ngjarjet shoqërore dhe politike. Sipas Jirgen Habermas për zhvillimin e kapitalizmit në mesin e shekullit XVII në shoqëritë evropiane perëndimore është hapur sferë publike për debat dhe këmbim të informacioneve, kryesisht ndërmjet klasës shoqërore borgjeze. Pavarësia ekonomike, e siguruar nga pronësia private, zgjerimi i letërsisë së shtypur siç janë romanet që nxisin mendim kritik dhe zhvillimi i shtypit kanë krijuar vetëdije të re publike për politikën dhe për përfshirje në debatin publik për ngjarjet aktuale në shoqërinë. Sfera publike funksionon ndërmjet shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit, dhe përbën formë të re të mbikëqyrjes publike të pushtetit. Megjithatë, Habermas ka besuar se nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë në sferën publike dominojnë interesat shtetërore dhe ekonomike. Mediat kanë pushuar së qeni mjet për përforcimin e ndikimit të qytetarëve, dhe kanë humbur një pjesë të madhe të rolit të saj si rojtar i interesave publike duke u bërë mjet plotësues me të cilin publiku është manipuluar nga qendrat politike dhe ekonomike të pushtetit. Sipas Habermas, sfera publike ka pushuar së qeni “zonë neutrale” për diskutim publik dhe për pjesëmarrje të hapur qytetare. Analistët sot tek Interneti shikojnë ringjallje dhe vazhdim të sferës publike, por njëkohësisht shprehin dyshim për atë se sa gjatë kjo sferë e re publike do të mbetet hapësirë për këmbim të lirë të informacioneve kundrejt interesave korporative, përderisa gradualisht rritet edhe mbikëqyrja mbi të nga institucionet e ndryshme të pushteteve.
Maqedonisht
Јавна сфера
Anglisht
public sphere
Për më shumë shih:
1. Jürgen Habermas, Communication and the Evolution of Society (Beacon, 1979);
2. Habermas, The Structural Transformation of the Public Sphere /Polity, 1989/