Platformë digjitale
Sistemet online që mundësojnë shkëmbimin e informacioneve, mallrave ose shërbimeve ndërmjet përdoruesve, zakonisht duke e përdorur teknologjinë për të lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin. Ato luajnë rol kryesor në formësimin e konsumit mediatik, duke mundësuar shpërndarjen e larmishme të përmbajtjeve të ndryshme dhe pjesëmarrjen e përdoruesve. Me lidhjen e krijuesve me publikun, platformat digjitale mund ta përforcojnë zërin e popullit dhe të inkurajojnë pjesëmarrjen e tij në rrëfimin e historive të tyre përmes kanaleve të shumta.

