Morfologji

Degë e gjuhësisë, shkencë e strukturës ose formave të fjalëve, siç janë: baza ose rrënja, parashtesat, prapashtesat. Morfologjia i studion fjalët e klasifikuara sipas karakteristikave të caktuara në grupe fjalësh, përkatësisht sipas klasifikimit kuptimor, siç janë: emrat, mbiemrat, përemrat, numrat, foljet, ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat, pjesëzat, pasthirrmat dhe fjalët modale. Sipas klasifikimit morfologjik, fjalët ndahen në të ndryshueshme (emrat, mbiemrat, përemrat, foljet dhe numrat) dhe të pandryshueshme ( parafjalët, lidhëzat, pjesëzat, pasthirrmat dhe foljet modale).

Anglisht

morphology