Modeli i madh gjuhësor
Forma e inteligjencës artificiale e cila, në bazë të algoritmeve gjuhësore dhe përpunimit të sasive shumë të mëdha të të dhënave nga interneti, mund të kuptojë dhe krijojë, madje edhe të parashikojë përmbajtje të re tekstuale. Përdoruesi i MMGJ-së i fut pyetjet, hetimet dhe të dhënat e nevojshme dhe fjalët kyçe të gjuhës natyrore, logjikën dhe përpunimin e të cilave e ndjek softueri dhe në atë mënyrë prodhon tekst. Ai mund të shkruajë tekst në të cilën është dhënë një temë, të bëjë përkthim, të përmbledhë, të interpretojë ose të parafrazojë përmbajtje tekstuale, t’u përgjigjet pyetjeve. Modeli i madh gjuhësor më i njohur dhe i përhapur më gjerësisht momentalisht është ChatGPT.