Metagjuhë
Në logjikë dhe gjuhësi, gjuhë që përdoret për të përshkruar gjuhë tjetër. Formë e specializuar e gjuhës, shenjave ose nocioneve që përdoren gjatë analizës së strukturës së gjuhës. Kategoritë gramatikore (si për shembull, emrat, mbiemrat, foljet, ndajfoljet etj., ose kategoritë e gjinisë, kohës etj.) përbëjnë metagjuhën gramatikore.