Menaxhimi i krizave
Proces i komunikimit me publikun për një krizë të caktuar, e cila mund të jetë e natyrshme ose e shkaktuar nga njeriu, si një shpërthim, skandal ose konflikt. Ky është një proces që synon të ruajë reputacionin dhe besimin e një organizate të caktuar ose e një figure publike. Realizohet me ndershmëri dhe sinqeritet nga ana e ekipit të menaxhimit të krizave dhe duke parashikuar çështjet në të cilat fokusohen reporterët.