Mediokraci

Sundimi i masmediave së paku si “pushtet i katërt”. Mediat kanë pushtet mbi njerëzit dhe e caktojnë agjendën e ngjarjeve. Në epokën bashkëkohore, politika është ajo që shfaqet në media, dhe në jetën politike mbijetojnë të gjithë ata që e kontrollojnë imazhin, e me atë edhe realitetin. Nuk kemi politikë reale, por virtuale. Mediokracia zhvillohet në dy faza: e para është gjysma e shekullit të 19-të në Evropë, kur leximi i librave është në avantazh, me ç’rast zhvillohet konsumimi masiv, ndërsa më pas gazetat dhe revistat, me çka zhvillohet konsumerizmi mediatik.

Anglisht

Mеdiocracy