Media të reja
Nocione që u referohen mundësive që i ofrojnë kompjuterët dhe telekomunikimet, përfshirë internetin dhe aplikacionet e tij. Mediat e reja dallohen nga mediat e “vjetra” në mënyrë të ndryshme. Komunikimi mund të bëhet pa kontroll nga institucionet; mediat e reja janë bashkëvepruese, dykahëshe, ndërsa mediat tradicionale ishin mjet për informim njëkahësh dhe argëtim. Mediat e reja zhvillohen më shpejtë dhe veçanërisht përdoren nga të rinjtë.
Mediat tradicionale publikohen dhe promovohen në mënyrë digjitale, ndërsa zhvillohen edhe mënyra të reja të komunikimeve dhe shprehjes së individualitetit.