Media e bashkësisë
Media në të cilat qytetarët punojnë për qytetarët, me atë që disa prej tyre janë profesionistë, disa prej tyre kanë punuar si gazetarë e disa prej tyre për herë të parë takohen me punë në media. Falë tyre dëgjohen shumë gjuhë, shihen shumë stile, gjë që kontribuon për diversitetin e ambientit mediatik, diversitetin politik dhe të gjuhës, përfshirjen shoqërore dhe dialogun. Mund të jetë media që e ka krijuar dhe që e kontrollon bashkësia, me qëllim për t’i shërbyer atij. Në disa raste pronar është vetë komuniteti, përmes shoqatës që është formuar për atë qëllim. Në raste të tjera pronar është grupi jofitimprurës, organizata joqeveritare, komuna.