Media digjitale
1. Media të bazuara në teknologji digjitale.
2. Platforma të ndryshme, në të cilat njerëzit komunikojnë në mënyrë elektronike.
3. Përmbajtje e digjitalizuar me kod (binar) të lexueshëm mekanikisht (tekst, grafikë, audio dhe video), që mund të bartet përmes internetit ose rrjeteve kompjuterike.
4. Përmbajtje edukative ose argëtuese në format digjital, të ofruara në formë elektronike me ose pa përdorim të internetit; mund të përfshijnë video, lojëra, libra elektronikë dhe aplikacione për përdorim kreativ, si dhe krijim të librave elektronikë.