Media alternative

Burim mediatik që dallon nga llojet dominuese të mediave për nga përmbajtja, produksioni dhe shpërndarja. Shpesh është një projekt jokomercial i cili i përfaqëson interesat e atyre që janë të përjashtuar nga mediat meinstrim. I konteston bindjet dhe vlerat dominuese. Mediat alternative duhet doemos të drejtohen drejt mënyrave novatore për të arritur tek informacionet dhe për të krijuar përmbajtje. Në masë të madhe u ndihmon aktivizimi qytetar, angazhimi i të cilit i bën ata një burim edhe më autentik informacionesh. Quhen edhe media të sektorit të tretë, sepse nuk i përkasin as sektorit publik, as sektorit komercial, por shoqërisë civile.

Anglisht

Alternative media