Masmedia
Transmetues i porosive te publiku i gjerë. Këto janë media sociale, televizioni, radioja, revista dhe të gjitha format e transmetimit të përmbajtjeve. Mund të jenë në formë të shkruar, të transmetuar dhe të folur. Ato ndikojnë ndaj kulturës së përgjithshme kolektive sociale, ekonomike dhe politike. Për shkak të globalizimit dhe mundësisë për t’u ndarë mendime, ide dhe diversitet kulturore, masmediat kanë publik më të gjerë dhe më heterogjen.