Mashtrim
Mashtrim tendencioz i orientuar ndaj individëve ose grupeve. Ai mund të jetë humoristik, shqetësues ose qëllimkeq dhe me të e rrejshmja paraqitet si e vërtetë. Në epokën digjitale mashtrimet bëhen duke i modifikuar fotografitë për ta shpërqendruar apo për ta orientuar vëmendjen e shikuesve në drejtim të gabuar. Ekzistojnë shumë shembuj të mashtrimeve me fotografi të njohura përgjatë historisë.