Liria e të folurit/liria e shprehjes
1. E drejta e çdo individi ose grupi për t’i shprehur qëndrimet, mendimet dhe idetë e tij përmes cilësdo media, përfshirë edhe librat, gazetat, revistat, radion, televizionin, filmin dhe dokumentet elektronike në rrjetet kompjuterike pa frikë nga hakmarrja, censura ose sanksioni ligjor.
2. E drejta themelore e çdo shoqërie të lirë, pa të cilën gazetarët, shkencëtarët, por edhe çdo qytetar nuk mund ta kryejnë rolin e tyre vital për përhapjen e njohurive të reja.