Liria e shtypit
Publikimi i informacioneve pa censurë. Ky është parim themelor se komunikimi dhe shprehja përmes mediave të ndryshme është e drejtë e cila realizohet lirisht. Liria e tillë nënkupton mospërzierje të shtetit. Garantimi i saj bëhet përmes mbrojtjes kushtetuese ose mbrojtjes tjetër ligjore. Disa qeveri e kufizojnë këtë liri, duke u frikësuar nga fuqia e fjalëve të cilat mund t’i nxisin qytetarët për të vepruar kundër tyre.