Lidhje e rreme
Situatë kur mbititujt, titujt dhe pamjet vizuale ose nuk e mbështesin përmbajtjen. Me rritjen e konkurrencës për tërheqjen e vëmendjes së publikut, redaktorët shkruajnë gjithnjë e më shumë tituj që do t’i joshin lexuesit të klikojnë në përmbajtjen e tyre, edhe nëse njerëzit mendojnë se janë mashtruar pas leximit të shkrimit. Kjo mund të ndodhë edhe gjatë përdorimit të pamjeve vizuale në Facebook për të dhënë një përshtypje të caktuar që nuk mbështetet me tekst.