letër motivimi, letër për shprehje të interesit
Tekst i cili shpreh interes për punë në ndonjë organizatë ose kompani të caktuar, për pranim në institucion arsimor ose institucion tjetër, pa u shpallur konkurs për atë. Letra e motivimit e thekson interesimin e personit, cilat shkathtësi dhe kualifikime i ka dhe shkaqet pse konsideron se ai do të jetë zgjedhja e përshtatshme për t’iu bashkëngjitur organizatës, e ndonjëherë përfshin edhe arsyetim më të hollësishëm të shkathtësive dhe aftësive të fituara.