Leksikologji
Degë e gjuhësisë që studion leksikun e gjuhës. Leksikologjia i studion: përmbajtjen e fjalëve, kuptimin e tyre, lidhjen e fjalëve me nocionet, aftësinë e shënimit, emërimit të nocioneve. Të gjitha fjalët e një gjuhe janë të lidhura reciprokisht në a.q. sistem leksikor.
Detyra e leksikologjisë është që ta analizojë dhe studiojë atë sistem leksikor dhe prandaj leksikologjia nuk është vetëm shkencë e fjalëve por edhe shkencë e organizimit sistemor të leksikut, e strukturës semantike të fjalëve, çfarë lidhje dhe raporte zhvillojnë ato ndërmjet tyre, si funksionojnë në përgjithësi fjalët në gjuhë, cilat janë tendencat dhe ligjshmëritë në zhvillimin e sistemit leksikor; studimi i fjalëve sipas fushës së përdorimit, sipas origjinës dhe sipas procesit të përtëritjes etj.