Intertekstualitet
1. Raporti ndërmjet teksteve, ku një tekst përmban, citon, parafrazon ose ndryshon tekste të tjera.
2. Nocion i futur në teorinë e J. Kr(i)steva, R.Bart dhe Zh. Zhenet, sipas së cilës kuptimi i një teksti është i pamundur të caktohet pa u marrë parasysh rrjeti të cilin e krijon ai tekst me tekste tjera. Intertekstualiteti analizon nëse është e mundshme të flitet për tekstet origjinale dhe autorët origjinalë. Ai e vë theksin mbi kompetencën e lexuesit për ta deshifruar lidhshmërinë ndërmjet teksteve.
3. Format e intertekstualitetit janë: citimi, parafrazimi, aluzioni, parodia, kolazhi, montimi, reminishenca.