Idiolekt

Shprehje gjuhësore e individit: shqiptimi, zgjedhja e fjalëve, formimi i fjalive dhe njësive më të mëdha të komunikimit, përdorimi i modeleve të zakonshme dhe krijimi i modeleve personale të komunikimit, qëndrimi ndaj standardit gjuhësor. Si shprehje individuale rrallë i nënshtrohet hulumtimit gjuhësor, por mundësitë për ndryshim dhe përplotësim janë më të mëdha dhe më të lehta sesa te laritë gjuhësore, dialektet dhe stilet. Krijohet artificialisht në gjuhën e personazheve nga letërsia ose filmat. Cilësia e disa profesioneve publike në masë të madhe varet nga idiolektet e personave të përfshirë në to.

Maqedonisht

Идиолект

Anglisht

idiolect