Idiomë
1. Shprehje me ndërtim të veçantë, tërësisht a pjesërisht e ngurosur, që përdoret në një gjuhë prej kohësh me kuptim të njësishëm (i cili nuk del drejtpërdrejt nga shuma e kuptimeve të fjalëve përbërëse) dhe që nuk mund të përkthehet fjalë për fjalë në gjuhë të tjera, por nevojitet njohje solide e gjuhës për ta kuptuar: p.sh., bëj pallë; i ra bretku; i bie më qafë; vret rëndë; e fjeti mendjen; rri mbi gjemba; mori flakë; daulle e shpuar; dushk për gogla; fill e për pe; sy ndër sy; pikë e gjak; për dhjamë qeni etj.
2. E folme, dialekt.