Identitet kolektiv

Përkufizimi më i përgjithshëm i identitetit kolektiv nënkupton “përkufizim të përbashkët për përkatësinë e grupit, i cili del nga interesat e përbashkëta, përvojat dhe solidariteti i anëtarëve”. Sipas disa hulumtuesve organizata politike rreth identitetit të përbashkët,dallohet nga organizata klasore në të kaluarën. Për teoricienët bashkëkohorë elemente të identitetit kolektiv janë se individët e shohin veten si pjesë e grupit kur ndonjë karakteristikë e përbashkët bëhet e theksuar dhe përkufizohet si e rëndësishme. Në identitet kolektiv përfshihen jo vetëm vetëdija politike dhe marrëdhëniet e ndërsjella por edhe qëllimet, mjetet dhe mjedisi i veprimit. Për teoricienët e rinj të lëvizjes shoqërore, koncepti i identitetit kolektiv nënkupton edhe kundërshtim të drejtpërdrejtë të rendit dominues.

Anglisht

collective identity