Interes publik
1. Ajo që është në interes ose në dobi të numrit më të madh të njerëzve ose mbrojtje e vlerave, për të cilat ekziston konsensus i gjerë shoqëror. E mirë e përgjithshme, e cila është mbi interesat dhe preferencat e qendrave të caktuara politike ose ekonomike.
2. Sjellje e përgjegjshme e mediave ndaj publikut, që përfshin detyrim për t’i informuar qytetarët në mënyrë të saktë dhe të balancuar, t’i trajtojnë temat që ndikojnë mbi bashkësinë, të publikojnë fakte, por edhe qëndrime të të gjithë përfaqësuesve relevantë të shoqërisë. Nuk ka hapësirë për interes publik legjitim atje ku publiku është i përjashtuar nga procesi i artikulimit të interesave. Interes publik nuk është ajo për të cilën është i interesuar publiku, atë që dëshiron ta dijë publiku dhe nuk do të thotë përmbushje e kureshtjes së tij.